Policia e Kosovës raportohet se e ka ndaluar reperin Feronit Shabani, i njohur si Fero nën dyshimin për sulm fizik.

Lajmi është njoftuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi të bërë për mediat të hënën (25 korrik).

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria më tej shton se i dyshuari të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale, “Sulm”.