Operacioni Forca e Ligjit është shqyrtuar sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa trupa është tërhequr për vendim.

Disa javë më parë një nga 255 subjektet që kanë deklaruar pasurinë e tyre në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Edlir Hysenaj të cilit iu dërgua formulari i OFL-së në datë 5 Shkurt të vitit 2020, kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të dhënë ndaj tij.

Ky i fundit rezulton i dënuar për drogë dhe sipas policisë dyshohet se ka pastruar paratë e kushëririt të tij Emiljano Hysenaj, i cili në Gjermani është arrestuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me trafikun e kokainës, ndërsa u  kapën me 1.8 ton kokainë të fshehur në banane.

Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë Aktin Normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

OFL e mbylli misionin e saj më 31 dhjetor të 2020-ës, ndërsa proceset janë të hapura në SPAK dhe GJKKO.