Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ditën e sotme në shkollën Fan Noli është identifikuar.

Mësohet se autori i goditjes me thikë është adoleshenti me iniciale M. P. Autori dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.

Teksa konflikti ka agravuar, raportohet se adoleshenti me iniciale M. P. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin. Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës.