Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Direction”.

Blerim Bulica, së bashku me katër persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica dhe Benard Aliaj goditën një punonjës policie dhe një tjetër person në orët e para të mëngjesit në në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Për pasojë, të dy personat janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.