Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur punonjësin e policisë në qytetin e Lushnjes. Në pranga ka rënë shtetasi Flamur Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Kadiaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë në Komisariatin e Lushnjes i cili ka qenë në një zbatim vendimi të Bashkisë Lushnje për konfliktin e pronësisë që ka pasur Arapi me shtetasin O.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjes pasi ka goditur punonjësin e policisë.