Kundërpërgjigjja e Cardi B ndaj spektatores që e qëlloi me pije është denoncuar tek autoritetet. Sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë.
Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës.
Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet dhe kthehet drejt gruas që qëndron ngjitur me të.
Denoncimi është dokumentuar, por nuk janë kryer arrestime. Vetë Cardi B nuk ka reaguar në lidhje me incidentin.
Cardi B was performing in Las Vegas and someone threw a drink at her! Check it out !!! #cardib pic.twitter.com/zCldoWBhes
— Eric Remy (@deejremy) July 30, 2023