Noah Okafor mund të konsiderohet një lojtar i Milanit.

23-vjeçari ndiqej prej kohësh nga kuqezinjtë të cilët u bindën edhe më shumë nga cilësitë e sulmuesit kur ky i fundit i ndëshkoi në Champions League teksa aktivizohej me fanellën e Salzburg.

Italianët kanë gjetur akordin personal me Okafor dhe e presin për vizitat mjekësore të shtunën, ndërsa drejtuesit e Milanit po punojnë për detajet e fundit me kolegët e tyre të Salzburg.

Okafor cilësohet si një goditje e madhe për kuqezinjtë të cilët freskojnë reaprtin ofensiv duke i shtuar edhe më shumë shpejtësi pas Rafael Leaos dhe Christian Pulisic.

Ndërkohë, Okafor do të shndërrohet në goditjen e gjashtë të kësaj merkato për kuqezinjtë pas Luca Romeros, Sportiellos, Pulisic, Tijjani Riejnders dhe Loftus-Cheek.