Goga Basket i cakton pension të veçantë, një prej lojtarëve dhe trajnerëve më të mirë të Durrësit, 82-vjecarit Nikolla Herceg.
“Në vlerësim të figurës së tij dhe për t’i ardhur sado pak në ndihmë problemeve të moshës dhe atyre familjare, Akademia Goga Basket i cakton 20.000 lekë të reja në muaj përgjatë gjithë jetës, duke i dyfishuar pensionin këtij personaliteti të basketbollit durrsak.
I urojmë Nikollës 100 vjet shëndet për të gëzuar këtë pension të veçantë”,- njofton në Facebook Akademia Goga Basket.
Ndërkohë, akademia, në kuadrin e promovimit të figurave të shquara të basketbollit durrsak do të vazhdojë sërish të promovojë ata që kanë ngritur peshë zemrat e tifozerisë durrsake.





