Nuk ka të ndalur merkato e skuadrës së Goga Basket, që ka konfirmuar blerjen e një tjetër basketbollisteje të huaj. Në faqen e saj zyrtare “Facebook”, skuadra durrsake ka konfirmuar blerjen e basketbollistes amerikane Brianna Wilson.

Ajo është lojtarja e tretë amerikane që do të luajë me ekipin që drejtohet nga trajneri Henri Moja dhe basketbollistja e gjashtë e huaj aktualisht te skuadra e Goga Basket (janë edhe 3 boshnjake). Blerje që vjen në orët e fundit të merkatos dhe që konfirmojnë pretendimet e ekipit për të fituar titullin e parë kampion në karrierë.

Trajneri Moja pritet të ketë në dispozicion Wilson në ndeshjen e Superkupës (më 6 prill) sërish ndaj vlonjateve dhe më pas për play off-in.