Sioni është mundur me përmbysje me rezultatin 2-7 në shtëpi ndaj St. Gallenit, e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Zvicrës.
Goli i parë i takimit për ekipin e drejtuar nga ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani, u shënua nga Mario Baloteli në minutën e 5′ me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte gjesti i 32-vjeçarit italian pas golit të realizuar teksa ngriti pak fanellën e Sionit dhe poshtë saj kishte veshur një bluzë me një çadër.
Në profilet e tij të rrjeteve sociale, Baloteli shkroi: “A e dini çfarë do të thotë zviceranë?!”, duke plasur ironinë në rrjet.Ky ishte goli i tij i 5 në 9 ndeshje në kampionat me Sionin, teksa ende nuk ka dhuruar asnjë asist.





