Krahasimet shpesh kërcasin, por ndodh që statistikat të flasin më shumë se çdo gjë tjetër. Kristiano Ronaldo shënon me Juventusin afërsisht një gol çdo 67 minuta.
Po Dejvid Kapllani? Goli ndaj Tiranës e bën sulmuesin e Teutës të jetë edhe më rezultativ sesa ylli portugez. Para javës së 11-të, 19-vjeçari kish regjistruar vetëm 15 minuta në Kategorinë Superiore, me aktivizimet ndaj Skënderbeut më 4 nëntor dhe Laçit më 13 dhjetor.
Dje, me 31 minuta në fushën e lojës ai kompleton 45 minuta të zhvilluara në tri takime dhe një gol. Pra, në këto kushte, deri më tani, për një gol djaloshit durrsak i janë dashur edhe më pak sesa Ronaldo, ylli dhe kryegolashënuesi i Serisë A.





