Casemiro ka qenë autori i golit me më shumë pasime në La Liga, që nga sezoni 2005-2006. Ai kulmoi një shfaqje që filloi në Keylor Navas dhe përfundoi me golin e mesfushorit. Deri në marrjen e tij, topi kalonte nëpër të gjithë lojtarët e Real Madridit. Gjithsej, 44 pasime në 107 sekonda, kohë në të cilën Deportivo nuk arriti ta prekte topin. Ky veprim filloi nga Carvajal, në zonën e Madridit. Keylor Navas mori topin në minutën e 24-t dhe e mbajti 15 sekonda. Pastaj ka filluar monologu i Real Madridit, i cili kulmoi te Casemiro në minutën e 26-të dhe 2 sekonda.
Lojtarët që luajtën (e prekën topin) më shumë herë ishin Isco dhe Modric, tetë herë secili, ndërsa Kross gjashtë herë. Casemiro e bëri këtë vetëm dy herë. Me këtë veprim, Real Madrid e kapërcen golin e shënuar nga fundit i sezonit prej Santi Mina dhe që arriti 38 pasime gjatë 105 sekondave të posedimit të topit. Një shfaqje të njëjtë bëri Las Palmas kundër Valencias, pas 35 pasimeve. Barcelona ka regjistruar 34 pasime në një rast të tillë dhe aksioni u përfundua nga Neymar.





