Mario Beshiraj do të japë kontributin e tij te Teuta në pjesën e dytë të sezonit. Vetë admistratori i Kukësit, Florian Biba, ka konfirmuar këtë transferim.
Kështu klubi verilindor humbet golashënuesin kryesor të këtij sezoni. 25-vjeçari ia doli që në 17 javë të Kategorisë së Parë të shënojë 6 gola.
Më parë Beshiraj ka luajtur për Korabin, Tiranën dhe Vorën. Nga largimi i tij mësohet se Kukësi ka ruajtur përqindje të kartonit në rast shitjeje.