Goli i Panamasë ndaj Tunizisë dhe ai i Polonisë ndaj Japonisë ishin të papritura ditën e djeshme dhe i kushtuan shtrenjtë kompanive të basteve.

Sipas asaj që raportohet në media, “BetVictoria” u pagoi lojtarëve që kishin vendosur golin e Panamës dhe Japonisë plot 663 mijë paund.

Një goditje shumë e rëndë për kompaninë e basteve, e cila e kishte kuotuar me koeficient të madh golin e këtyre 2 skuadrave.

Panamaja ishte ekipi më i dobët i Kupës së Botës dhe nuk pritej që të shënonte.

Ndërkohë dhe Polonia ishte e skualifikuar dhe mendohej se do të qe Japonia ajo që do të triumfonte.