Tirana arriti të marrë një sukses të rëndësishëm për objektivin titull duke triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Laçit në stadiumin “AIR Albania” falë një dopiete të ish-it të madh të sfidës, Redon Xhixha dhe golave të Filip Najdovski dhe Taulant Seferit.
Ajo që bie më shumë në sy është se në një nga festat e golave të skuadrës kryeqytetase është pikasur duke festuar gjithashtu dhe deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Tabaku ishte e shoqëruar me familjen dhe fëmijët e saj për të parë këtë duel, që ishte vendimtare për skuadrën bardheblu ku hodhi një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.





