Berat Gjimshiti ishte heroi i Atalantës mbrëmjen e djeshme.

Vetëm dy minuta i mjaftuan mbrojtësit të Kombëtares kuqezi për të përmbysur Olimpiakosin nga 0-1 në 2-1.

Por dy golat e shënuar kundër ekipit grek nuk kanë vetëm vlerën e fitores, pasi e vendosin atë në librin e rekordeve.

“Tuttomercatoweb“ bën me dije se Berat Gjimshiti është futbollisti i katërt shqiptar që arrin të shënojë të paktën 2 gola në një ndeshje të kompeticioneve të UEFA-s.

Këtu përfshihen European Cup ose Champions League, si dhe UEFA Cup ose Europa League.