Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme ndërsa po lëvizte në aksin Golem – Kavajë.

Dyshohet se ka qenë një difekt teknik shkaku i aksidentit, i cili fatmirësisht nuk shkaktoi persona të lënduar.

Automjeti është përfshirë nga flakët siç duket edhe në këtë video të xhiruar nga dëshmitarë në vendngjarje dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, për t’i neutralizuar ato.