DURRËS, 12 tetor 2014 – Edhe pse ka një trafik të rralluar trenash mbi shinat shqiptare, sërish ndodhin fatkeqësi vdekjeprurëse nga pakujdesia, sikurse ndodhi të dielën paradite.
Një i moshuar ka humbur jetën të dielën, më 12 tetor 2014, pasi është përplasur për vdekje nga treni i mallrave në stacionin hekurudhor të Golemit.
Dyshohet që 80-vjeçari, ende i paidentifikuar, t’i ketë prerë rrugën trenit të mallrave Durrës-Elbasan.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe urgjenca spitalore.
Gazetari Mark Brunga ka fiksuar çastin e transportimit të kufomës nga shinat tek autoambulanca.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





