Golem, 27 korrik 2014 – Banorët e Golemit janë ngritur në protestë, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër ndarjes së re administrativo-territoriale. Banorët kundërshtojnë shkrirjen e Golemit, sipas të cilëve kjo komunë plotëson të gjitha kriteret për njësi qendrore më vetë. 

Sipas tyre, Golemi me 30 mijë banorë, nuk mund të shkrihet. “Plotësojmë kriteret për njësi me vete vendore. Jemi kundër bashkimit me Durrësin apo me Kavajën”-shprehen banorët, pjesëmarrës në protestë. 

Mësohet se të pranishëm në protestë, në mbështetje të banorëve është dhe nënkryetari i Komunës Golem, përfaqësues të partive politike, si dhe 17 kryepleq të 17 fshatareve përreth. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/