Kryeministri Edi Rama e ka treguar qindra herë se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit që u përball në finalen e Champions League me Real Madrid, një ndeshje që u luajt në Cardiff të Uellsit. Ndërsa ka ftuar tifozët ta shohin ndeshjen në fushën e gjelbër të Kryeministrisë, edhe vetë Rama i është bashkuar atyre duke e ndjekur live përballjen e madhe me ta.
Goli i parë i Realit ndaj Juventusit ka qenë i hidhur për kryeministrin, i cili me sa duket është bërë për cigare. “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga momenti kur Real shënon ndaj Juves dhe reagimi i kryeministrit Rama.