Një nga yjet e muzikës botërore, njëkohësisht edhe bashkëshortja e mbojtësit spanjoll, Gerard Pique, Shakira, ka postuar një status në profilin e saj në Twitter ku shkruan për euro- golin e Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Polonisë.
Shakira ka komentuar me humor golin e Shaqirit pasi mbiemri i tij i është dukur i ngjashëm me emrin e saj artistik.
“Hera e parë në histori që një çift (Shakira dhe Pique) shënon në një Kampionat Evropian – Piqué and Shaquiri!!!”, ka shkruar ajo në Twitter.
Edhe trajneri i njohur anglez, Stuart Pearce, e kishte “ngatërruar” Xherdan Shaqirin me këngëtaren Shakira, kur lojtari kaloi në Stoke City.





