Goli i sulmuesit spanjoll Diego Olmo në minutën e 90-të solli shumë mërzitje për tifozët shqiptarë, pasi Kombëtarja ishte pranë një rezultati historik në bilancin me Spanjën.
Por e kundërta mund të thuhet për një bastexhi në Angli i cili ka luajtur 2 paund dhe ka fituar plot 500 mijë paund.
18 ndeshje të qëlluara në shenjë, mes tyre edhe fitorja e Spanjës me Shqipërinë, çka i dha një shumë të tillë goli i Olmos në fundin e takimit.





