VLORE – Një gomone e dyshimtë në afërsi të Karaburunit ka vënë në lëvizje “Guardia di Finanzia” dhe rojet bregdetare kufitare shqiptare përgjatë natës. 

Mësohet se gomonia, me një fuqi të madhe motorike, është pikasur fillimisht nga “Guardia di Finanzia” në afërsi të vendit të njohur si Rrugët e Bardha, prej ku ka nisur ndjekja e gomones, në bashkëpunim edhe me forcat shqiptare. 

Mësohet se gomonia ka lëvizur në drejtim të ujërave detare greke dhe për shkak të fuqisë së madhe motorike, ka arritur tu shpëtojë forcave detare.

Këto të fundit kanë dyshime se mjeti lundrues trafikonte lëndë narkotike, ndërkohë që po kryhen kontrolle përgjatë bregdetit të jugut.