Policia ka dhënë detaje lidhur me gomonen me hashash të bllokuar mbrëmjen e kaluar disa milje larg ujërave ndërkufitare në Vlorë.
Bëhet me dije se rreth 1.6 ton është sasia e drogës e gjetur në mjetin lundrues.
Mjeti lundrues rreth 8 metra e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi u konstatua gjatë kryerjes së kontrolleve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit nga D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza.
Thuhet se skafistët janë larguar nga gomonia 8 metra e gjatë, pasi ajo pësoi avari. Ndërkohë, vijon aksioni për identifikimin dhe kapjen e tyre.





