Kryetari i PAA-së Agron Duka është prezantuar sot me strukturat drejtuese të PD-së në Shijak.

Duka, javë më parë, arriti një marrëveshje me liderin Lulzim Basha për t’u përfshirë në listën e PD-së për qarkun Durrës në një nga 3 vendet e para.

Në prezantimin e sotëm, Duka shoqërohej nga drejtuesi politik i PD-së Edi Paloka dhe kreu i PD Shijak Rezeart Tusha.

Gjatë fjalës së tij, Paloka ka theksuar se me angazhimin e të gjithëve, PD do të marrë fitore historike në Shijak dhe në të gjithë qarkun.

“Sot ne prezantimin e Agron Dukes me strukturat drejtuese te PD Shijak, si kandidat per deputet ne listen e perbashket per qarkun e Durresit. “Prezantim” formal, sepse Goni eshte ne shtepine e tij ne Shijak . Te gjithe bashke , do te marrim fitore historike ne Shijak dhe ne gjithe qarkun!”,- shkruan Paloka në rrjete sociale.

Sot ne prezantimin e Agron Dukes me strukturat drejtuese te PD Shijak, si kandidat per deputet ne listen e perbashket…

Posted by Edi Paloka on Thursday, February 11, 2021