Pas deklaratave të Sali Berishës, i cili akuzoi se Gilmando Dani ka qenë truprojë e ministrit Blendi Gonxhja, ministri reagoi duke paralajmëruar se do ta çojë çështjen në gjykatë.
Berisha i është përgjigjur menjëherë këtij paralajmërimi, duke shprehur gatishmërinë për t’u përballur në proces gjyqësor dhe duke thënë se do të paraqesë shumë dëshmitarë për të provuar, sipas tij, lidhjet e Gonxhjes me grupe kriminale.
“Gonxhja, së bashku me bandën e Vorës gjatë kësaj fushate në Tiranë, ka qenë personi më i lidhur me ta. Hoxha të paktën nuk ka reaguar, ndërsa Gonxhja është, në tërësi, produkt i bandave,” deklaroi Berisha.
Berisha: Absolutisht, që Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky kjo është e provuar. Unë do t’i nxjerr atij dhjetëra dëshmitare. Kjo nuk bëhet me dokumente, por e dinë që Gonxhe bashkë me këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave.





