KALIFORNI, 20 qershor 2013 – Webmaster Help video iGoogle-it i ditës së sotme, 20 qershor 2013, është interesant.

Në thelb, Met Kats (Matt Cutts) po thotë se Google-i nuk e urren Shqipërinë, pasi një përdorues nga Kosova pyet nëse është kështu.

Në mënyrë specifike, pyetja  kishte bënte me faktin pse Google-i nuk mbështet Shqipërinë për disa nga shërbimet e tij, si advanced search, AdSense, Google News, etj,

Çështja nëse Google-i e urren ose jo Shqipërinë ka shkaktuar një “goxha gallatë” (pretty funny) për temën e diskutimit brenda në Google, sipas Katsit.

“Kam fishkëllyer disa njerëz, dhe unë, natyrisht pyetjes të shkurtuar: “A e urren Google-i Shqipërinë?”, i përgjigjem: “Jo! Ne e duam Shqipërinë!”.

Katsi deklaron: “Të paktën ka ende vend për përmirësim. Kështu, ne lançuam Google.al-in në fillim të vitit 2013, dhe në fakt, unë mendoj se ne kishim një logo (doodle) të Google-it për ditën e 100-vjetorin e pavarësisë në vitin 2012, kështu që ne po punojmë për këtë gjë.

“Po përpiqemi të sigurojmë mbështetje më të mirë për Shqipërinë, por ndonëse Google-i fitoi shumë çmime për disponimin e internetit më të ndërkombëtarizuar në botë, kemi ende shumë punë për të bërë që të jemi në gjendje të bindim dhe të sigurojmë mbështetje për gjuhën në të gjitha llojet e zonave”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/