Jo vetëm kërkim online, fotografi apo video por shumë shpejt nëpërmjet syzeve Google Glass do të keni mundësinë të lexoni gazetën prestigjioze, New York Times dhe më pas ndoshta edhe te tjera.
E reja është prezantuar gjatë një Konference Ndërkombëtare në Texas SHBA. Google dhe NYT janë duke punuar për realizimin e aplikacionit të veçantë.
Po ashtu, syzet Google Glass do t’u japin mundësinë përdoruesve që vetëm nëpërmjet një komande zanore të mund të kontrollojnë e-mailin e tyre, apo të hyjnë në rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter, pa patur tashmë nevojë për një tablet apo smartphone.
Po ashtu në bazë të të dhënave të International Data Corporation, Google ka tejkaluar për herë të parë Apple, duke kontrolluar 49% të tregut, kundrejt 46%. Vitin e kaluar, Apple kontrollonte 51% të tregut, kundrejt 46% të Google.





