2 shtator 2015 – Google ka ndryshuar sërish logon. Njoftimi është bërë nga kompania përmes blogut të saj, por edhe përmes një videoje në Youtube.
Kompania ka thënë se logoja e re është “e thjeshtë, e pangarkuar, e shndritshme dhe miqësore”.
Ajo që vihet re është fakti se logoja e re e Google ka të njëjtat shkronja sikurse logoja e kompanisë “mëmë” që u krijua javë më parë, “Alphabet”.
Po ashtu, ka ndryshuar edhe shkronja “G”, simbol që shihet në aplikacionet ose produktet e tjera të Google për pajisjet smart. Ajo tani do të ketë të 4 ngjyrat e famshme të Google.
Hera e fundit kur Google kishte bërë disa ndryshime në logo është maji i vitit të kaluar, ku lëvizi pozocionin e shkronjave “g” dhe “l”.
/portali DurresLajm/