Google ka shkarkuar 48 punonjës për ngacmime seksuale në dy vitet e fundit. Shefi ekzekutiv, Sundar Pichai i shkroi një letër stafit duke tha se kompania po merrte "një vijë gjithnjë e më të vështirë" duke iu përgjigjur sjelljeve të papërshtatshme.

Punonjësit e shkarkuar përfshijnë edhe 13 menaxherë të lartë. Letra vjen pasi New York Times raportoi se krijuesit të softuerit të Android, Andy Rubin iu dha një kompensim prej 90 milionë dollarë pas largimit nga puna pavarësisht nga akuzat për sulme seksuale.

Rubin, i cili u largua nga kompania në vitin 2014, mohoi akuzat. Pichai tha se artikulli ishte "i vështirë për t'u lexuar" dhe shtoi në email, sipas Sky News: "Ne duhet të sigurojmë një vend pune të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Duam t'ju sigurojmë se do të shqyrtojmë çdo ankesë për ngacmim seksual apo sjellje të papërshtatshme, do ti hetojmë e do të marrim masa."

Pichai se asnjë prej 48 punonjësve të shkarkuar nuk mori para. Ndërsa shtoi se kompania mbështet dhe respekton të gjitha ata që kanë folur.