Google ka deklaruar se përdoruesit dhe bizneset do të dëmtoheshin nëse do të detyrohej të shiste Chrome, shfletuesin më të njohur të internetit në botë.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Drejtësisë do t’i propozojë gjykatësit një masë, raporton Bloomberg.

Në muajin gusht, gjykatësi Amit Mehta tha se Google operon një monopol kërkimi dhe po konsideron masat ose penalitetet ndaj gjigantit teknologjik.

Departamenti i Drejtësisë nuk e ka komentuar raportin, por Google e ka bërë të qartë se është kundër.

“Departamenti i Drejtësisë vijon të nxisë një axhendë radikale që shkon përtej problemeve ligjore të çështjes”, tha ekzekutivja e Google, Lee-Ann Mulholland.

Google do t’i kërkohen të aplikojë masa të reja për Inteligjencën Artificiale, sistemin operativ Android dhe përdorimit të të dhënave.

“Ndërhyrja e qeverisë në këto forma do të lëndonte konsumatorët, programuesit dhe lidershipin teknologjik amerikan pikërisht në momentin kur nevojitet më shumë”,  thuhet në deklaratën e Mulholland.

Google është shfletuesi më i përdorur i internetit në botë dhe aksionet e tij globale në treg arritën në 64.61% në muajin tetor. Shtojcat e tij bënë që aksionet të arrinin në thuajse 90%. Në shumë pajisje është shfletuesi kryesor, përfshirë edhe Safari në iPhone.

Në propozimin paraprak të Departamentit të Drejtësisë, flitej për një copëzim të Google. Masat potenciale “do të ndalonin Google të përdorte Chrome, Play Store dhe Android për të përparuar  kërkimin në Google dhe produktet e tij”.