28 nëntor 2015 – Edhe këtë vit “Google” nuk ka harruar t’i urojë shqiptarët me rastin e 103-vjetorit të pavarësisë.

Ashtu siç bën për data të rëndësishme e ngjarje të mëdha në botë, motori i kërkimit “Google”, ka respektuar këtë herë 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ndryshuar logon e saj.

Në vend të logos së saj të përhershme, “Google” ka vendosur në faqen e parë flamurin shqiptar, dhe nëse klikon në të, do të shfaqen lajme në lidhje me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Flamuri kombëtar shqiptar do të qëndrojë aty për 24 orët e ardhshme, por vetëm për versionin (Google.al).

Një gjë e tillë nga motori më i madh i kërkimit në internet është bërë edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

/S.L. portali DurresLajm/