DURRËS, 7 tetor 2014– Ai njihet për qëndrimet e tij pro-perëndimore. Mirëpo tanimë duket se ish-lideri sovjetik mendon se ka ardhur koha për tone plotësisht të ndryshme. Ai lavdëron sjelljet e Putinit në konfliktin në Ukrainë dhe fshikullon fort Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se botën po e kërcënon një luftë e re.
Ai vlerësohet si një prej “baballarëve të ribashkimit gjerman” dhe deri më tani i njohur për qëndrimet e tij pro-perëndimore. Mirëpo duket se Mihail Gorbaçov mendon se ka ardhur koha për tone plotësisht të ndryshme. Ai lavdëron sjelljet e Putinit në konfliktin në Ukrainë dhe fshikullon fort Shtetet e Bashkuara. Për shkak të pretendimit të tyre për një rol prej lideri, sipas tij, tashmë botën po e kërcënon një Luftë e re e Ftohtë.
/gazeta-Shqip.com/





