Ivan Perisic u kthye dje në Milano, për të kaluar nga zyrat e Interit dhe më pas për t’u nisur me pushime, por në apartamentin e tij konstatoi se i ishin vjedhur 3 ora dore me vlerën totale të rreth 80 mijë eurove.

Sulmuesi kroat ka shkuar menjëherë në policinë e Milanos, ku ka bërë denoncimin, duke thënë se nuk kishte shenja të dëmtimit të apartamentit dhe se hajdutët kishin marrë vetëm orët, duke mos prekur paratë kesh që ndodheshin në shtëpinë e tij.

Ivan Perisic banon në katin e 19-të të kompleksit luksoz Bosco Verticale, që ndodhet shumë pranë zonës Garibaldi, ndërsa aty janë ndërtuar edhe zyrat e reja të klubit të Interit.