Një drekë mes Arbana Osmanit dhe Ardit Gjebreas u bë shkak që në median online të shkruhej se dy moderatorët do të prezantonin bashkë edicionin e këtij viti të "Kënga Magjike".

Ata ndodheshin në shtëpinë e moderatorit në Gjirin e Lalzit, ku kanë shijuar një drekë të zakonshme mes miqsh, me bashkëshorten dhe vajzën e Arditit. 

Ky i fundit në një postim në Instastory ka mohuar thashethemet theksa shkruan: "Hajde besoju këtyre…shyqyr që nuk thanë që ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman, a mundet që miqtë e mirë të hanë nnjë drekë jashtë pune? Apo duhet se s'bën të ketë diçka pas?"