Largohet sërish nga puna në mes të sezonit, Einxhel Shkira tregon arsyen e vendimit

13/10/2019 - 16:37

Moderatorja sharmante Einxhel Shkira është larguar nga rubrika “Beauty” në “E diell” vetëm një javë pas fillimit të sezonit, duke pranuar se nuk e gjente fare veten në atë format. Prej kohësh ishte pjesë e “Top Channel” në emisionin e së dielës, eksperiencë që e nisi vitin e kaluar e shkuar, sezon ku bëri vërtet bujë dhe pati shumë sukses.

Por këtë vit duket se planet kanë ndryshuar në mes të sezonit. Me sa duket, Einxhelit i është caktuar një rubrikë që s’i përshtatet aspak dhe moderatorja ka vendosur ta lërë emisionin në mes.

Në një prononcim të para pak ditëve për revistën “Anabel”, Einxhel u shpreh:

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndieja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja, e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por me sa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh. Gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’, Edi Manushin, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure shumë të bukur, pa harruar edhe stafin me të cilin kam bashkëpunuar”, është shprehur Einxhel Shkira.

E pyetur nga “Panorama Plus” nëse kishte ndonjë arsye tjetër, ajo sqaroi: “Thjesht s’isha rehat dhe e lashë, por s’është se jam mërzitur apo kam bërë debat”. Në lidhje me planet e saj profesionale tani e tutje, apo nëse do ta shohim në ndonjë projekt tjetër, Einxhel u shpreh: “Tani do bëj pushim ca kohë”, duke mos dhënë detaje më shumë.

Kujtojmë që në “Top Channel”, Einxhel nisi punë pas largimeve të bujshme nga televizioni “In” dhe “Dance with me”. Moderatorja u largua për disa kohë nga bota e ekranit, për t’u rikthyer sërish me “E diell”. E ftuar në emisionin “Late Night Show”, ajo zbuloi pak kohë më parë edhe arsyen pse vendosi të tërhiqej për pak kohë. “Nuk më kanë hequr nga puna. Arsyeja pse u largova është se njeriu ka disa ambicie të vetat personale, i kërkon te vetja. Kur ti e shikon që je ngopur me ato gjëra dhe nuk të shijojnë më, thjesht ke dëshirën ta lësh fare. Thua më mirë rri pa ngrënë sesa ha këtë gjënë që më është velur, mërzitur.

Pyetjes së Kastro Zizos nëse ka bërë kompromise për të arritur këtu ku është, Einxhel iu përgjigj: “Jo, ndoshta ky është edhe gabimi (qesh). E kam një tip të caktuar se si më pëlqen mashkulli në kokë dhe nuk komprometohem lehtë, aq më pak për një post pune. Po të komprometohesha, do isha në një avion privat, jo duke dhënë intervistë në këtë orë”. Në televizion Einxhel solli një model ndryshe të vajzës çapkëne në ekran, e cila shquhet për pamjen dhe bukurinë origjinale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Historia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka përfunduar prej tre vitesh.

Gjatë vitit të ardhshëm, këngëtarja Pink ka vendosur të shkëputet pak nga muzika që ti përkushtohet më shumë bashkëshortit, Carey Hart dh

Pak javë më parë moderatorja e njohur durrsake Hygerta Sako ndryshoi statusin e saj në Facebook.

I ftuar në emisionin "Glamour Zone", në Rtv Ora, këngëtari Robert Berisha ka folur ndër të tjera për ngjarjen që bëri bujë në fund të ver

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli prej disa kohësh ndodhet në Turqi.

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë pjesë së fundmi në shënimin e 50-vjetorit të organizatës së njohur bamirëse, “C

Çifti shumë i famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan 3 vite më parë, mirëpo asnjëherë s’kanë mundur të shkëputen plotësisht pë

Një rrëfim mbi të kalurën e Angela Martini dhe nënës së saj është përmbledhur në një libër i shkruar nga vetë modelja, “Dashuri, Shpresë,

Seriali i famshëm televiziv “Friends” duket se do të rikthehet 25 vite, pasi u shfaq për herë të parë në televizion, duke plotësuar kësht