Vajza e ish-deputetes demokrate, është shpeshherë në qendër të mediave, sa për bukurinë e saj aq edhe për jetën luksoze që bën.

Kejda Ajazi, e bija e politikanes Majlinda Bregu, tashmë është zhvendosur në Bruksel për të ndjekur studimet e larta, nga ku poston edhe foto në instagramin e saj personal.

Vetëm pak kohë më parë ajo u vendos në shënjestër të faqes "Lolita" e cila akuzonte se vajza e Majlindës kishte rroba dhe çanta të shtrenjta ndërkohë që momentalisht Majlinda është "e papunë". 

Kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Kejdën e cila ka vendosur të bëjë një tur të bukur në Europë, Bruksel-Amsterdam-Paris, për këtë mjafton ti hidhni një sy profilit të saj.

Ndonëse nuk aspiron fushën e modelingut, fotot e saj tregojnë linjat perfekte, sigurisht gjithmonë me veshje firmato dhe me tendencat e fundit të modës.