Janë zënë keqas në sy të të gjithë plazhistëve aktori italian Michele Placido dhe e shoqja Federica Vincenti. Tensioni mes çiftit ishte i qartë dhe nga fotot, duket sikur situata për pak, do të merrte një kthesë të shëmtuar. Dyshja u fotografua nga e përjavshmja, Diva e Donna.

Placido është mjaft i njohur në Shqipëri pasi shumë e njohin si komisar Katani, emri i personazhit që ai interpretonte në serialin mjaft të ndjekur "Oktapodi".

Michele dhe Federica u martuan në 2012-tën e kanë një djalë 13-vjeçar, Gabriele, por duket se diferenca e madhe e moshës (37 vjet), e ka bërë punën e saj. Raportet mes tyre prej kohësh nuk janë më të qeta.

Dy vjet më parë, Federica tha për Diva e Donna: “Martesa është një udhëtim dhe tani, unë nuk e di çfarë ka pas kthesës. Kemi djalin, kemi shtëpinë, por në mendje dhe në zemër, unë jam shumë vetëm”.