Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë njoftuar se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në qershor.

Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizejnua veçanërisht për Arianën. TMZ raporton se nuk ka debat se kush do e mbajë unazën. Çifti i famshëm i dhanë fund fejesës 5 mujore, ndërsa thuhet se shkak është bërë vdekja ish të dashurit të këngëtares, Mac Miller.