Është folur shumë për programin e ri të Klan që do të prezantohet nga Marina Vjollca. Pasi u zbuluar titulli i tij dhe konkurrentët, mbetet të mësohet vetëm data e fillimit, por duket sikur produksioni ka ende punë deri sa ta vendosë, ndërsa Marina ka vazhduar me muajin e mjaltit.

Megjithatë, sot është publikuar spoti reklamues me një Marinë me sensuale sesa kurrë. Sigurisht kështu vëmendja mbahet në maksimum. E shtrirë në shtrat, veshur me një këmishë mëndafshi, Marina duron persekutimin e një papagalli dhe duke iu përgjigjur atij zbulon orën e fillimit të programit.

Programi C'est la vie do të jetë në 8 të mbrëmjes, të dielën shkruan class. Një jastëk i fluturuar mbi televizorin që transmeton ndeshje duket sikur tregon që Marina i ka dhënë fund tashmë programeve sportive dhe të dielën të gjithë ata që nuk i pëlqejnë ndeshjet, kanë një alternativë tjetër në ekran, programin e prezantuar nga Marina Vjollca.