Është baba i katër fëmijëve dhe gjysh i dy nipërve, por familja e tij vijon të zgjerohet ende. Dje ka ardhur në jetë fëmija i pestë i politikanit të famshëm dhe kryetarit të partisë NISMA, Fatmir Limaj.

Lajmin e ka bërë publik vetë bashkëshortja e Limajt, Arlinda Balaja, e cila ka postuar në “Facebook” foton e vajzës së tyre të porsalindur.

Martesa me Arlindën është e dyta për Fatmir Liman. Nga martesa e parë Limaj ka 4 fëmijë, 1 djalë dhe 3 vajza. Ai është edhe gjysh i mbesës Zara dhe nipit Andrri.