Nga Dr. Bledar Kurti
A je ti tradhtar, shenjtor apo vëzhgues?
Është e pashmangshme, i përket njërës prej të trijave. Ti e di vetë se cili je!
Ja çfarë ndodhi të enjten, me të perënduar dielli, gati dymijë vite më parë. Një moment i rrënjosur në histori si e Enjtja e Shenjtë por edhe gostia e tradhtisë.
“𝐽𝑒𝑧𝑢𝑠𝑖 𝑢 𝑢𝑙 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑟𝑦𝑒𝑧𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦𝑚𝑏𝑒̈𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑡, 𝑑ℎ𝑒, 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠𝑎 𝑝𝑜 ℎ𝑎𝑛𝑖𝑛, 𝑡ℎ𝑎: ”𝑁𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈ 𝑢𝑛𝑒̈ 𝑝𝑜 𝑗𝑢 𝑡ℎ𝑒𝑚 𝑠𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑗𝑢 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑑ℎ𝑡𝑜𝑗𝑒̈ … 𝐴𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑛𝑔𝑗𝑦𝑒𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑚𝑢𝑎 𝑑𝑜𝑟𝑒̈𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑐̧𝑎𝑛𝑎𝑘, 𝑎𝑖 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑑ℎ𝑡𝑜𝑗𝑒̈. 𝐷ℎ𝑒 𝐽𝑢𝑑𝑎, 𝑎𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡𝑎 𝑡𝑟𝑎𝑑ℎ𝑡𝑜𝑛𝑡𝑒, 𝑒 𝑝𝑦𝑒𝑡𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑡ℎ𝑎: 𝑅𝑎𝑏𝑖, 𝑚𝑜𝑠 𝑗𝑎𝑚 𝑢𝑛𝑒̈ 𝑎𝑖? 𝐴𝑖 𝑖 𝑡ℎ𝑎: ”𝑇𝑖 𝑝𝑜 𝑡ℎ𝑢𝑎!’
(𝙋𝙖𝙠 𝙢𝙚̈ 𝙫𝙤𝙣𝙚̈)
“𝐷ℎ𝑒 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠𝑎 𝐽𝑒𝑧𝑢𝑠𝑖 𝑒𝑛𝑑𝑒 𝑝𝑜 𝑓𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒, 𝑗𝑎 𝐽𝑢𝑑𝑎, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦𝑚𝑏𝑒̈𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑡, 𝑒𝑟𝑑ℎ𝑖, 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑢𝑟𝑚𝑒̈ 𝑒 𝑚𝑎𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑎𝑡𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑝𝑖𝑛𝑗, 𝑒 𝑑𝑒̈𝑟𝑔𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑟𝑒𝑟𝑒̈𝑡 𝑒 𝑝𝑟𝑖𝑓𝑡𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑗𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑝𝑙𝑒𝑞𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡. 𝑇𝑎𝑛𝑖 𝑎𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑟𝑎𝑑ℎ𝑡𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑢 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑎𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒𝑛𝑗𝑒̈, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑡ℎ𝑒̈𝑛𝑒̈: 𝐴𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑢𝑛𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑢𝑡ℎ, 𝑎𝑖 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈; 𝑘𝑎𝑝𝑒𝑛𝑖. 𝐷ℎ𝑒 𝑚𝑒𝑛𝑗𝑒̈ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑖𝑢 𝑎𝑓𝑟𝑢𝑎 𝐽𝑒𝑧𝑢𝑠𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑖 𝑡ℎ𝑎: ”𝑇𝑢𝑛𝑔𝑗𝑎𝑡𝑗𝑒𝑡𝑎, 𝑀𝑒̈𝑠𝑢𝑒𝑠!” 𝐷ℎ𝑒 𝑒 𝑝𝑢𝑡ℎ𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑧𝑒𝑚𝑒̈𝑟𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡.”
(𝑻𝒆̈ 𝒏𝒆𝒔𝒆̈𝒓𝒎𝒆𝒏)
“𝐾𝑢𝑟 𝑝𝑎 𝐽𝑢𝑑𝑎, 𝑎𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑟𝑎𝑑ℎ𝑡𝑜𝑖, 𝑠𝑒 𝐽𝑒𝑧𝑢𝑠𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑒̈𝑛𝑢𝑎𝑛, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑖 ℎ𝑜𝑑ℎ𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒𝑚𝑝𝑢𝑙𝑙 𝑡𝑟𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑛𝑒𝑑ℎ𝑎𝑡 𝑒 𝑎𝑟𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑖𝑠ℎ 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈, 𝑢 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑢𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑖 𝑒 𝑣𝑎𝑟𝑖 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑛.”
Ja kështu Juda Iskarioti u përjetësua si tradhtari ndaj Zotit, duke ia kaluar Ephialtes i cili tradhtoi spartanët, Brutit dhe Kasit që tradhtuan Cezarin, e të gjithë tradhtarëve të tjerë të dymijë vjeçarëve të ardhshëm të cilët do tradhtonin atdheun e tyre si Ugolino della Gherardesca, Benedict Arnold, Vidkun Quisling, Wang Jingwei, Spiunët e Kembrixhit, Mir Jafar, e shumë e shumë të tjerë deri në ditët tona.
Kjo Darkë e Fundit historike identifikohet gjithmonë me afreskun e Leonardos, kaq shumë të admiruar prej të gjithëve, por do ishte mirë, madje tejet e rëndësishme, që sa herë ta shikosh këtë kryevepër të kuptosh se edhe ti je në të.
A je Juda? A je një nga shenjtorët? Apo je thjesht vëzhgues? Si të jesh Juda që u ble për tridhjetë monedha, ashtu edhe thjesht të jesh vëzhgues, gjithësesi je tradhtar, pasi ai që sheh e nuk vepron, nuk bën gjënë e duhur në anë të drejtësisë është po aq fajtor sa edhe shkelësi.
Pasi, tradhtia nuk është vetëm ndaj atdheut, kur zhvat bashkëkombasit e tu, kur vjedh tjetrin, kur korruptohesh prej shkelësve me monedha argjendi, kur abuzon me detyrën që të është besuar, kur ulesh, kuvendon e shtron gosti me gënjeshtarët e të pabesët, kur nuk ke integritet, kur je burracak, kur ke pozicion drejtues dhe me verbëri pushteti apo lakmie drejton turmat për nga gremina.
Tradhtia është edhe ndaj vetes, kur bën kompromis me parimet e tua, kur vepron kundër ndërgjegjes tënde, kur zgjedh të heshtësh në vend që të ngresh zërin për të vërtetën, kur mbështet të gabuarën në vend të kauzave fisnike, kur heq dorë nga shpresa dhe ëndrrat e tua.
Në fakt, nuk ka gjë më të keqe se sa të tradhtosh veten. Nuk ka formë më pikëlluese se sa të mos jesh vetja. Është një vetëvarje në litar, sikurse i ndodhi Judës.
Admiroje “Darka e Fundit,” kryeveprën e Leonardos, e gjej veten në atë gosti. Se ku do jesh i ulur në tablo, në vendin e Judës apo shenjtorëve, apo do vazhdosh të jesh vëzhgues kjo varet nga ti.
Gëzuar Pashkën!