Avokati Altin Goxhaj teksa ndodhet në Francë, ka publikuar disa foto nga një plazh publik në Cote d’Azur. Ndryshe nga Shqipëria, atje shitësit ambulantë janë të lirë të shesin dhe askush nuk ua merr mallin apo i kërkon kasë fiskale, shprehet avokati me ironi.

Statusi i plotë:

"Këtu në qytetin mesdhetar të Kinemasë në Canne në Cote d'Azur të Francës (ku vijnë gjithë miliarderët e botës) ka shumë më shumë plazhe publike (dmth ku robtë i marrin çadrat me vete) se sa plazhe private dhe janë plot e përplot me shitësa ambulantë të të gjitha ngjyrave kuptohet pa leje nga Lali Eri dhe pa kasë fiskale. Sa zhulsa qekan këta francezët dhe s'mësojnë fare nga Lali Eri i Tiranës dhe nga Gjushi i Durrësit se si mbushet çdo hapësirë me kioskat dhe ndërtimet e Rilindjes dhe gjithë këtyre shitsave ambulantë u vidhet malli dhe plasen në burg!!!".