Është mbajtur takimi i Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna” bashkëorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Në këtë konferencë ku mori pjesë edhe Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako u diskutua si mund të intensifikojmë përpjekjet në luftën e përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën psikologjike dhe atë online.
“Vetëm të bashkuar dhe duke mbështetur njëri-tjetrin mund t’ia dalim për të adresuar siç duhet çështjet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave. Ne do të vijojmë përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri ku gratë janë të fuqizuara, të mbrojtura dhe të afta të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Në besojmë se fuqizimi i grave është një faktor kyç për përparimin shoqëror në vendin tonë dhe zhvillimin ekonomik. Bashkia e Durrësit ka qenë në krye të përpjekjeve për të zhvilluar praktika dhe për të formuluar politika, për të luftuar dhunën në familje dhe për të promovuar barazinë gjinore në nivelet lokale dhe kombëtare në Shqipëri”, shkruan Sako.