LEZHE, 13 janar 2014 – Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur 3 apartamente në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku personat e armatosur janë futur fillimisht në një apartament dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë zonjes se shtëpisë sende me vlerë dhe shumen e 2000 euro.
Më pas grabitësit kanë hyrë te apartamenti ngjitur, ku nuk ndodhej asnjë njeri dhe e kanë plaçkitur gjithçka. Më pas kanë hyrë edhe në një apartament të tretë dhe aty kanë grabitur sende me vlerë.
Policia e Lezhës ka mundur të vejë në pranga ditën e sotme një prej grabitësve të banesave. Burime nga blutë e Lezhës bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 17-vjeçarin Jurgen B. Ndërkohë nga polica e Lezhës është shpallur në kërkim dhe një person tjetër i cili gjithashtu akuzohet si i përfshirë në grabitje.





