Tre persona kanë grabitur me dhunë një banesë në qytetin e Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 04:20 të së enjtes, 3 persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit A.K., në lagjen nr.1 të këtij qyteti.

Ata kanë arritur të vjedhin një shumë parash dhe në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës.

Ky i fundit, fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve