KORCE, 13 maj 2013– Një karburant është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë.
Sipas të dhënave të policisë lokale, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë plagosur me qytën e automatikut rojën e karburantit dhe më pas kanë grabitur në arkë rreth 1 milion lekë.
Roja i karburantit, Albert Hoxhallari është gjetur i mbyllur në tualet nga punonjësit e tjerë, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.





