Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonjë të Italisë, pasi dyshohet për një seri grabitjesh në vila dhe apartamente.
Sipas mediave italiane, një qytetar ka njoftuar policinë pasi ka parë dy persona të dyshuar në ballkonin e një banese në zonën “Via Ghiberti”, të cilët kishin thyer xhamin dhe po përpiqeshin të hynin brenda. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, njëri prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri arriti të arratiset.
Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën mjete që përdoren për grabitje, si doreza pune, kapuç, bizhuteri, ora dhe sende të tjera me vlerë, për të cilat nuk dha asnjë shpjegim. Ai dyshohet të jetë pjesë e një bande të njohur si “skifterët”.