Një ditë pas arrestimit të Ana Malajt, 31 vjeçares e cila vidhte së bashku me kushëririn e saj pikat e karburanteve, kanë dalë në dritë detaje të reja.

Në dëshminë e saj, 31-vjeçarja nga Fieri ka deklaruar se grabitjen ajo e ka kryer për hakmarrje ndaj punonjësit të pikës së karburantit, pasi sipas saj ai e ka vjedhur kur kjo e fundit i ka dhënë një 50 euroshe, duke mos i kthyer kusur.

“Grabitjen e bëra për hakmarrje, punonjësi nuk më ktheu kusurin. I dhashë 50 euro dhe ai nuk më ktheu më lekët”, mëson News24.

Ana Malaj u arrestua ditën e djeshme nga policia, ndërsa këtë të hënë në pranga përfundoi dhe kushëriri i saj Emiljano Grembi, 22 vjeç. Ky i fundit në bashkëpunim me 31-vjeçaren kanë vjedhur një sasi prej rreth 300 mijë lekësh të vjetra në pikën e karburantit. Policia njoftoi po ashtu se dy kushërinjtë kishin tentuar të vidhnin dhe disa pika të tjera karburantesh.