6 mijë euro është shuma që është vjedhur në kompaninë ku aksioner është edhe bashkëshorti i deputetes së PS­-së Mimoza Hafizi.

Kjo bëhet e ditur zyrtarisht nga burimet policore, të cilat thonë se vjedhja është bërë nga kasaforta e kompanisë, me anë të një çelësi të kopjuar,

Kjo shpjegon se vjedhja është bërë nga persona të brendshëm të kompanisë “Albavia”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme. Kompania është në pronësi të shtetasit me inicialet SH.R.

Nga dëshmitë e marra nga policia është mësuar se autorët janë afruar me një triçikël që përdoret për transport mallrash të vjetër, për t’u fshehur më mirë.

Ndwrsa dyshohet se autorët kanë qenë së paku tre persona të veshur me xhupa me kapuç dhe së bashku  mundën të zbrisnin kasafortën duke u larguar në drejtim të paditur.

Pamjet e disa kamerave filmike, të zonës aty pranë nuk kanë ndihmuar policinë për të zbardhur krimin.

Hetuesit ndërkaq kanë shoqëruar në ambientet e policisë së paku 10 persona të dyshuar për ngjarjen.